Kush është me Serbinë?
Shkruan Hysamedin Feraj
Kush është me Serbinë?
Për mbi një shekull është përpunuar ideja, fillimisht në Shqipëri, dhe pastaj është bartur në Kosovë, se me Serbinë është kush lufton kundër Serbisë!
Më vonë, u përdor e gatshme,
– Nga LKK kundër atyrë që kërkuan Kosovën Republikë në vitin 1968: kërkesën e ka nxit Serbia, që ta ketë si pretekst për kthimin e Rankoviqit!
– Nga LKK kundër atyrë që kërkuan Kosovën Republikë në vitin 1981: kërkesën e ka nxitur vetë Serbia që ta ketë pretekst të na heqë autonominë!
– Nga LDK (ish LKK) dhe Shqipëria kundër UÇK-së: e ka nxitur Serbia që ta ketë pretekst me na zhduk si popull!
– Nga LDK kundër shtrirjes së sovranitetit të Kosovës në veriun e saj nga Albin Kurti: e ka nxitur Serbia që të na prishë me aleatët dhe të na pushtojë më lehtë!
(Këtë mënyrë argumentimi që LDK e ka përdorur dikur kundër Ramushit të UÇK-së, tani po e përdor Ramushi i AAK-së kundër Albin Kurtit).
Shkurt, pra: kush ngre krye kundër programit dhe politikës së Serbisë është me Serbinë!
Logjika e këtij argumentimi u përpunua shpejt mbas shpalljes së pavarësisë (1912) dhe kufijve që iu caktuan Shqipërisë (1913) duke lënë Kosovën brenda Serbisë.